Nga Imeldi Sokoli
Meqë sot asht përvjetori i Pavarsisë së Shqipnisë e kto pushtetarët kacafyten kush e kush me tregu se po e don ma fort vendin e vet, a ban me i hedh nji sy buxhetit të shtëtit për vitin 2025 në lidhje me investimet që impaktojnë qytetin tem e me e pa realisht sa e “dojn” e punojn për ket qytet ?! 🙃🫠🫠
S’parit buxheti apo vlersuesit e buxhetit kanë një mos-rakordim mes projekteve që në fakt priteshin të fillonin në 2024 dhe atyre projekteve që realisht kanë filluar investimin. Në dijeninë time vetëm projektet për mbrojtjen e brigjeve të lumit Drin dhe ndërtimi i fasadave kanë filluar për tu zbatuar në vitin 2024, ndërkohë projekte të rëndësishme siç është hyrja e Shkodrës (projekt që ka dy tendera në fuqi dhe asnjëri ska filluar punimet) apo projekti i zgjerimit të rrugës Harku i Bërdicës-Bahcallek as nuk kanë shenja të fillimit të punimeve megjithëse tenderi është në fuqi për tu zbatuar. Për zgjerimin e aksit të bahcallekut do duhet folur gjatë por kryesorja është që në lidhje me këtë projekt nuk ka asnjë konsultim publik apo sqarim për banorët, duhet thënë se ajo zgjidhje teknike do ketë shumë shpronësime në anën perendimore të lagjes aty ku parashikohet dhe zgjerimi.
Nga këto projekte të llogaritura për tu filluar në 2024 Shkodrës po ashtu i mungojnë investimet e llogarituara në shkollat Kolë Idromeno apo Ndre Mjeda që nuk dihet kur do të fillojnë këto edhe si pasojë e paaftësisë së administratës së Bashkisë me problemet me prokurimin e këtyre objekteve, po ashtu investimet në kanalizime dhe ujësjellësa nuk kanë kanë asnjë afat fillimi punimesh.
Në grupin e projekteve që janë marrë në konsdiderate janë edhe projektet mbi hekurudhën Vorë-Han i Hotit që në fakt nuk kanë asnjë datë fillimi punimesh duke parë edhe vonesat që ka aksi tjetër Tirane-Vorë-Durrës dhe Tiranë- Rinas. Një projekt tjetër që duhej të fillonte që në vitin 2023 është ura mbi bunë që lidhet Shqipërinë me Malin e Zi në fakt nuk ka asnjë hap për të përparuar drejt këtij projekti.
Në buxhetin e vitit 2025 janë fshirë nga lista projekte si rehabilitimi i rrugës së Dukagjinit, ndërtimi i stacionit intermodal të qytetit apo rehabilitimi i ish-zonës industriale në një zonë për sportet.
Në këtë seri projektesh nuk duhet te lëmë pa përmendur që rruga Shëngjin-Velipojë është thjeshtë 5 vite me vonësë apo rruga shirokë Zogaj-Krajë po ashtu 5 vite me vonësë.
Sikur të mos mjaftonin këto që rendita më sipër, kjo konstatohet vetëm me dy shifra, Shkodra me të gjithë trumbetimin për investime po merr vetëm 0.47% të investimve me financim të brendshëm të punëve publike në rrang vendi dhe 2.8% të investimeve me financim të jashtëm të punëve publike.🙃🙃
Epo gzuar të dashtun Shkodranë edhe simjet do tju duhet me e kuptu që lugen e athedashurisë së pushtetarëve e keni plot por të boshatisun nga puna edhe sikur të gjithë këto projektet e 2025 të vihen në zbatim (duke marrë parasysh që është edhe vit elektoral…🫠🙃
Shënim: Tabelat janë ekstrakt i tabelave të buxhetit të shtetit 2025 për investimet dhe punët publike ne raport me Shkodrën.