Dhuna në familje fatkeqësisht po njeh shifra në rritje. Vetëm për vitin 2024, në bashkinë Shkodër numërohen 80 raste të reja.

Rastet ekstreme kanë shkuar deri te vrasjet, thotë Trëndelina Boriçi, e cila merret drejtpërdrejt me trajtimin e fenomenit, tashmë prej më shumë se 2 dekadash.

“Referuar shifrave, vetëm për 9 muaj janë trajtuar mbi 300 raste”, thotë Boriçi, drejtuese e qendrës “Gruaja te gruaja”.

25 nëntori shënon nisjen e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Për të pranishmit u shfaq edhe dokumentari “Përtej Heshtjes”, me histori reale të grave e vajzave që kanë përballuar dhunën dhe kanë gjetur forcën ta denoncojnë atë, duke nisur një jetë të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu