Rikthehet normaliteti në rrugën nacionale Fushë Arrëz – Mirditë pasi kontraktoret ndërhynë për mbushjen e trasenë së rrugës. Një natë më parë në tunelin e Gjegjanit vërshoi uji dhe internetet duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.
Nderkohe ka nisur edhe rikonstruktimi i çatisë së Spitalit të Pukës. Stuhia që preku Pukën më 20 nëntor rrëzoi çatinë e spitalit duke bërë që të dilte jashtë funksionit. Ditën e djeshme pacientët u detyruan të largoheshin drejt banesave pasi uji hyri edhe në katin e dytë të spitalit.