Ballina Analiza dhe Komente Godina dykatëshe që shënoi historinë e alfabetit të shqipes së njësuar është...

Godina dykatëshe që shënoi historinë e alfabetit të shqipes së njësuar është sot një bukuri e plagosur (rrënuar)!

Nga dom Artur Jaku

Godina dykatëshe që shënoi historinë e alfabetit të shqipes së njësuar është sot një bukuri e plagosur (rrënuar).

Në foton bardhezi shihet katedra intelektuale që na dha gjuhën e sotme që sot fatkeqsisht mezi mbahet.

Më 22 nëntor 1908- “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e ‘Frashërit’ e ‘Bashkimi’. Çdo tjetër, përjashtue”. Përmes nji telegrami At Gjergj Fishta e lajmëronte me këto fjalë Abatin e Mirditës Prenk Doçi për fjalorin që atë mot e sot, përdorim për shqipen e njësueme.
Ai fjalor është veçse një prej shumë punëve të vyeme të Shoqërisë Bashkimi, themelue prej Abatit pikërisht në këtë godin duke mbledhë rreth vedit ajkën e kohës imzot Lazër Mjedën e Imzot Jak Serreqin, Dom Ndoc Nikaj, Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, e më vonë, Luigj Gurakuqi.
“Abetari i citun prej shoqniet t’Bashkimit të giuhës shqype” dhe “Oroe përmbi shqyp” janë dy veprat e para të botuara nga Shoqëria “Bashkimi” ndërsa në vitet 1899-1908 ajo botoi 32 vepra mes të cilave edhe Fjalorin Shqip-Italisht me më shumë se 13 mijë fjalë.
Uroj njerzit që e duan qytetin e duan të bukurën të kujtohen për këtë vend.
Pse jo të kthehet edhe në muze!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks