Policia e Shkodrës ka nisur këtë të mërkurë një aksion në akset kryesore të qytetit, me fokus automjetet që lëvizin me xhama të zinj, të cilat nuk disponojnë dokumentacionin përkatës. Mësohet se urdhëri i drejtorit të ri të drejtorisë vendore të policisë Shkodër Fatmir Lleshaj ka qënë i prerë, që të tregohet zero tolerancë ndaj kujdo që lëviz me xhama të zinj në shkelje të ligjit. Paralelisht kontrollet në territor janë shtrirë edhe për respektimin e rregullave të qarkullimit si dhe shmangien e lëvizjes së personave të armatosur apo me lëndë narkotike. Pritet që në ditët në vijim këto operacione të intensifikohen në të gjitha rrugët e brendshme të qytetit dhe akset kryesore që lidhin Shkodrën me pjesën tjetër të vendit bëjnë me dije burime për newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu