Trajnerët Sylvinho dhe Sergiy Rebrov kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e cila luhet sot në orën 20:45 në ‘Air Albania’.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Muçi, Daku Trajner: Sylvinho

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon këtë të martë në orën 20:45 aktin e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në ‘Air Albania’ kuqezinjtë përballen me Ukrainën dhe kërkojnë triumfin përpara 21 mijë zemrave kuqezi në shkallët e stadiumit. Tanët vijnë nga barazimi 0-0 kundër Çekisë, po në Tiranë.

Kryeqyteti është veshur kuqezi, me këngë patriotike, festë dhe flakadanë. Edhe këtë herë tifozët e Kombëtares nuk e kanë lënë vetëm ekipin dhe në stadium pritet që numri i tyre të jetë më shumë se 21 mijë.

Në një grup ku llogaritë janë të hapura për këdo ekip, një sy do jetë edhe në përballjen paralele mes Çekisë (8 pikë) dhe Gjeorgjisë. Të ndodhur në vendin e tretë me pikë të barabarta me Gjeorgjinë (7), Shqipërisë i vlejnë tri pikët.

Nëse tanët sigurojnë fitoren dhe ndeshja tjetër e grupit mbyllet në barazim, Shqipëria do siguronte vendin e parë dhe Ligën A. Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n kanë vendosur që para ndeshjes Shqipëri – Ukrainë të ketë një minutë heshtje në nderim të Martin Canit, 14-vjeçarit të Dinamos U-15 që u vra pas një sherri me bashkëmoshatarët.

Llogaritë

Nëse Çekia dhe Gjeorgjia barazojnë dhe Shqipëria fiton. Shqipëria ngjitet në Ligën A, Çekia konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.

Nëse Çekia dhe Shqipëria fitojnë, Çekia ngjitet në Ligën A, Shqipëria konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu