Në përpjekje për të fshehur lëndën narkotike dhe për mos tu zbuluar në rast se kontrollohej nga karabinierët, një 27-vjeçar shqiptar ka gjetur një mënyrë aspak të zakontë për të fshehur drogën, dhe ku? Në tualetin e një banese që e kishte marrë me qira, ndërsa paratë që fitonte nga aktiviteti i paligjshëm i kishte fshehur nëpër letrat higjienike.
Brenda saj u gjetën 130 mbështjellës të tjerë kokaine, të fshehura në tualet, dhe 1800 euro që besohet se ishin të ardhura të aktivitetit të tregtimit, të fshehura në rrotulla letre higjienike. Në total, agjentët sekuestruan 125 gramë drogë, si dhe paratë dhe materialin për paketimin e dozave.
I riu shqiptar u arrestua nga agjentët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Ankonës teksa po lëvizte më një makinë tip “Fiat 500” që e kishte marrë me qira në Romë për t’i shpërndarë klientëve të tij 11 pako kokainë, e cila ishte e ndarë në doza.
27-vjeçar merrte makina me qira për të shitur “me pakicë” kokainën dhe për t’iu shmangur kontrolleve, ndërsa ‘baza’ ku ai ruante drogën ishte tualeti i banesës. Hetime u kryen për një kohë të gjatë duke qenë se shpesh herë ai ka ndërruar adres, pikërisht për të mos u identifikuar. I riu shqiptar u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burgun Montacuto (Ankona) në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.