Kuvendi nisi ditën e sotme diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025, ndërsa opozita do të jetë pjesë e diskutimeve, por jo e miratimit.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit të deritanishëm, teksa shtoi se kategoria tjetër, që janë pensionistët që marrin një pension mbi 20 mijë lekë do të kenë një bonus sa dyfishi i bonusit të deritsnishëm.
Por seanca u ndërpre, pasi opozita nisi të krijonte kaos, çka detyroi Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali të merrte disa minuta pushim.
Edi Rama kërkoi sanksionim për të gjithë deputetët që praktikë në Kuvend kanë ndërprejen e fjalës. Ai gjithashtu njoftoi se do të ketë njëbonus të dytë për pensionistët, i cili do të jepet në pranverë.
Edi Rama: Praktika e ndërprerjes me forcë të fjalës së kujtdo qoftë që merr fjalën këtu duhet të marrë përgjigje me kalim në votim. Kjo lloj praktike nuk mund të legalizohet dhe nuk mund të vazhdojë më tujte. Parlamenti është vendi ku secili thotë atë që mendon. Spostimi fizik nga karriget drejt folësve dhe ulërimat nga vendi duhen sanksionuar me kalim në votim. Të gjithë pensionistëve dua t’i përcjell lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundvitit. Ky bonus i ri do të ndahet në dy shkallë. Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 200 euro, do të marrin trefishin e bonusit që merrnin deri dje.
Pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë, do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm. Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për tu dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për tu dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët. Bonusi i trefishtë do të përfitohet nga 511 mijë pensionistë. Ndërsa rreth 201 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë. Ne po marrim përsipër një dyfishim dhe trefishim të bonusit të fundvitit që do duhet të mbetet minimalisht po kaq edhe në vitet e ardhshme. Në ditët e para të dhjetorit ne do të krijojmë fondin e një bonusi të dytë. Ky bonus i dytë do të jetë bonusi i pranverës, i cili do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere. Pensionistët tanë do të prekin menjëherë kuptimin e shfirave të rritjes ekonpomike shembullore të Shqipërisë./newspower.al
www.newspower.al
#newspower