Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar trajnime me Sektorin për Kërkimin FAST Albania, për veprimet taktike dhe të vetëmbrojtjes.

Trajnimet janë zhvilluar në zbatim të programit vjetor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Policia e Shtetit bën me dije se trajnimet konsistojnë në ndërhyrjet në automjete, ambiente të mbyllura dhe të hapura, si dhe në temat e vetëmbrojtjes dhe ato për arrestimin e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Policia e Shtetit ka ndarë edhe një video ku tregon për mënyrën si zhvillohen trajnimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu