Ballina Aktualitet Martirët në Shkodër, reagon Papa: Ky shembull forcoftë çdo të krishterë që...

Martirët në Shkodër, reagon Papa: Ky shembull forcoftë çdo të krishterë që sakrifikohet për fenë

Një ditë pas meshës së shenjtë me shpalljen e dy klerikëve Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq në martirë, e shënuar si një ditë historike për Kishën katolike shqiptare dhe besimtarët; Papa Francesku ka përshëndetur celebrimin e martirizimit.

‘Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër u lumturuan dy martirë, viktima të persekutimit fetar në shekullin e XX. Sot në Freiburg të Gjermanisë, u lumturua edhe një martir tjetër, i persekutuar nga nazizmi për angazhimin e tij fetar në favor të paqes. Shembulli i këtyre martirëve ngushëlloftë shumë të krishterë që në kohën tonë diskriminohen për shkak të fesë’, tha Papa.

Mes duartrokitjeve u vlerësua akti për aktivizimin fetar; teksa në Shqipëri që prej festës së 16 nëntorit  me dy martirët e rinj të kishës, numërohen tashmë 40 martirë shqiptarë që dhanë jetën për fe dhe atdhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks