Minuta e 95-të e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, shënoi edhe tërheqjen e “Dardanëve” nga fusha e lojës pasi nga tribunat filluan thirrjet anti-shqiptare dhe ato në mbështetje të Serbisë.
Rrahmani ishte i pari që udhëhoqi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, pasi nga tribunat filluan fyerjet dhe thirrje “Serbia, Serbia”.
UEFA kishe paralajmëruar Federatën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët e saj, të cilët edhe më parë kanë dhuruar shfaqje anti-shqiptare, do të përsëritnin këto sjellje.
Në minutën e 93-të të sfidës sfida u ndërpre për shkak të një ‘sherri’ mes Rrahmanit dhe një prej lojtarëve rumunë. Më pas erdhën dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas.
Megjithatë, këtyre të fundit u përgjigj Mërgim Vojvoda mjaft mirë, duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi para syve.
Futbollistët e përfaqësues së Kosovës nuk kanë pranuar të zbresin më në fushë. Gjyqtari kryesor u ka bërë me dije të dy skuadrave se duhet të zbresin në fushë për të vijuar minutat e mbetura, por vetë rumunët zbritën, ndaj në këtë mënyrë, ndeshja përfundon këtu me UEFA-n që pritet të dali në vendimmarrje lidhur me rezultatin e ndeshjes në orë në vijim.
Sfida ishte në rezultatin e barabartë 0-0, teksa po luhej koha shtesë.