Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një vizitë në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, ku është pritur prej vatranëve e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e saj, zonja Jozefina Topalli falenderoi Vatrën e shqiptarët e Amerikës për pritjen vëllazërore dhe krenarinë me të cilën shqiptarët e Amerikës përfaqësojnë e prezantojnë kombin shqiptar në shoqërinë dhe institucionet amerikane.

Topalli diskutoi rreth shpopullimit të Shqipërisë, rrezikut të braktisjes biblike të atdheut, nevojës ekstreme për të ndaluar eksodin biblik të shqiptarëve dhe nevojës për angazhimin e të gjithë shqiptarëve të diasporës për të kontribuar për kombin e atdheun.

“Kemi nevojë për kthimin e një autoriteti moral, të një fuqie shpirtërore e patriotike për të dashur atdheun e ndryshuar Shqipërinë. Shqiptarët e Amerikës kanë shkruar historinë e lavdishme të kombin tonë. Vatra e Dielli, njëra ngroh e tjera ndriçon historinë tonë kombëtare dhe identitetin tonë” u shpreh ndër të tjera zonja Topalli përgjatë takimit vëllazëror në Vatër.

 

Postimi i plotë i Gazetës Dielli

ISH- KRYETARJA E PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË JOZEFINA TOPALLI VIZITOI VATRËN

Sokol Paja

New York, 14 Nëntor 2024 – Jozefina Topalli, ish kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë zhvilloi një vizitë të përzëmërt, vëllazërore e shumë emocionuese në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ajo u prit ngrohtësisht prej vatranëve e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u njoh prej editorit me historinë shekullore të Federatës Vatra e gazetës Dielli, kontributin e jashtëzakonshëm  atdhetar, veprimtarinë patriotike të shqiptarëve të Amerikës e përpjekjet e tyre për komb, atdhe e komunitet, në fjalën e mirëseardhjes arkëtari i Vatrës z.Besim Malota shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për diplomaten dhe shtetaren Jozefina Topalli, përcolli urimet në emër të kryetarit Dr. Elmi Berisha, Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Z.Malota shpjegoi veprimtarinë e shkëlqyer të Vatrës dhe punët e mëdha kombëtare në shërbim të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Z. Malota ekspozoi veprimtarinë institucionale të Vatrës në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Z. Asllan Bushati shpalosi modelet, arritjet dhe krenarinë shqiptare për sukseset e tyre në diasporën e Amerikës duke rrezatuar energji kombëtare e patriotike si modele frymëzimi për çdo shqiptar. Vera Markaj e Bashkim Shehu vlerësuan zonjën Topalli duke veçuar cilësitë atdhetare, institucionale e profesionale dhe modelin moral dhe  ardhetar që ajo frymëzon.

Në fjalën e saj zonja Jozefina Topalli falenderoi Vatrën e shqiptarët e Amerikës për pritjen vëllazërore dhe krenarinë me të cilën shqiptarët e Amerikës përfaqësojnë e prezantojnë kombin shqiptar në shoqërinë dhe institucionet amerikane. Zonja Topalli vlerësoi kontributin e Vatrës, historinë e çmuar dhe frymëzuese të patriotëve shqiptarë përgjatë 1 shekulli dhe dekade të mërgatës shqiptare në Amerikë. Zonja Topalli çmoi Vatrën e Diellin si institucione patriotike, mërgatën e Amerikës si aset patriotik, atdhetar, ekonomik e kulturor.

Ajo diskutoi rreth shpopullimit të Shqipërisë, rrezikut të braktisjes biblike të atdheut, nevojës ekstreme për të ndaluar eksodin biblik të shqiptarëve dhe nevojës për angazhimin e të gjithë shqiptarëve të diasporës për të kontribuar për kombin e atdheun. “Kemi nevojë për kthimin e një autoriteti moral, të një fuqie shpirtërore e patriotike për të dashur atdheun e ndryshuar Shqipërinë. Shqiptarët e Amerikës kanë shkruar historinë e lavdishme të kombin tonë. Vatra e Dielli, njëra ngroh e tjera ndriçon historinë tonë kombëtare dhe identitetin tonë” u shpreh ndër të tjera zonja Topalli përgjatë takimit vëllazëror në Vatër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu