Ballina Kronike Muriqan, finalizohet operacioni “Burimi”/ Sekuestrohen 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin...

Muriqan, finalizohet operacioni “Burimi”/ Sekuestrohen 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Burimi”. Sekuestrohen 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Fshehu paratë, në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte, me qëllim futjen e tyre ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e eurove, automjeti tip “Benz” dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi Lefter Nelaj, 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks