Reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët janë regjistruar në zonat malore të qarkut të Shkodrës.
Deri në këtë moment nuk raportohen situata problematike, aktualisht raportohet për reshje dëbore në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, por pa krijuar probleme.
Njoftimi i shtabit te emergjencave civile:
Ju informojme ne lidhje me situaten te territorin e Qarkut Shkoder.
Ne te gjithe territorin gjate nates dhe aktualisht vijojne reshjet e shiut dhe te debores ne zonat malore me intensitet te ulet.
• Nga komunikimi me strukturat MC te bashkive deri ne kete moment nuk raportohen situata problematike, aktualisht raportohet per reshje debore ne bashkine Puke dhe Fushe Arrez por pa krijuar probleme.
• Nga DRV Shkoder informohemi se ne aksin Boge – Theth ka reshje debore, por qarkullimi vijon pa probleme, ne kete aks rrugor kerkohet qe automjetet te qarkullojne me goma dimerore.
• Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike. Ne bashkine Vau Dejes informohemi per shkeputjen e energjise elektrike.
• Nga DrUK Lezhe informohemi se nga reshjet e shiut prej rreth 10mm/24 oreve nuk jane shkaktuar probleme ne infrastrukturen e kullimit dhe argjinatura.
Institucioni i Prefektit po monitoron situaten dhe eshte ne kontakt te vazhdueshem me strukturat e MC per ç’do problematike te mundshme.