Bashkia Shkoder ka vendosur te propozoje ne keshillin bashkiak mbylljen e sallave mortore ne brendesi te qytetit dhe prane institucioneve.
Të nderuar banorë të Shkodrës,
Një nga problemet më shqetësuese që me të drejtë është sjellë shpesh në vëmendjen tonë ka qenë prania e sallave mortore pranë zonës urbane të qytetit.
Kemi krijuar një grup pune për evidentimin e këtyre ambienteve që sjellin shqetësim për komunitetin.
Kemi përgatitur një hartë ku propozohet si më poshtë :
🔴 Në zonën e vijëzuar do të jetë i ndaluar ushtrimi i aktivitetit të sallave mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
🔴 Në pjesën tjetër do të jetë i ndaluar shfrytëzimi i mjediseve të banuara (pallate) për salla mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
Ky propozim do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
- Mirëpresim propozimet e sugjerimet tuaja për këtë iniciativë që është në dobi të banorëve të Shkodrës.