Ballina Aktualitet Burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, Prokuroria shpall pretencën për dhunën...

Burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, Prokuroria shpall pretencën për dhunën në Oborrin Mbretëror

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për incidentin e ndodhur pak muaj më parë në Oborrin Mbretëror.

Në pretencën e dhënë, Prokuroria kërkon 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë.

Megjithatë, nëse tre të akuzuarit shpallen fajtorë, organi i akuzës kërkon që dënimi t’u konvertohet në shërbim prove. Seanca në gjykatë është caktuar në 13 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks