Ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj la qelinë për t’u paraqitur në Kuvend, pasi do të dëshmojë sot në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ilir Beqaj shihet i shoqëruar dhe me pranga në duar.
Ish ministër i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje, dosjen “Saspac” dhe koncensionin e Sterilizimit.
Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kacckini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Saspac, ndërsa për dosjen e parë ish-ministri i shëndetësisë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’.