Kryeministri shqiptar i është kundërpërgjigjur akuzave dhe kritikave të opozitës lidhur me qëndrimin që ai mbajti në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Europës mbi Kosovën dhe raportin Dick Marty.
Rama ne twitter: Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…
