100 km larg qytetit të Shkodrës, Vermoshi, fshati i ngritur mbi një fushë malore, është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të turizmit alpin. Bujtinat mikpresin turistët në cdo ditë të vitit, edhe pse veshtirësitë me të cilat u duhet të përballen janë të shumta. Sfida më e madhe është ajo e gjetjes së punëtorëve, pasi ndër vite ikja e të rinjve e ka tkurrur numrin e popullsisë në këtë zonë të thellë malore.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i  Qendrës së Turizmit, i kanë dhënë një tjetër imazh turizmit në këtë zonë. Por banorët i druhen të ardhmes së turizmit, për shkak se numri i familjeve që kanë mbetur në Lepushë e Vermosh është tejet i ulët. Kjo ka sjellë edhe mbyllje të disa bujtinave.

Vermoshi shquhet për panoramën e tij, ku në të dy anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Një karakteristikë e vecantë e zonës janë reshjet e dëbores që zgjasin afro 100 ditë në vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu