Vllaznia pret të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, ekipin e Skënderbeut të Korçës, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të superligës. Shkodranët zbresin në fushë pas fitores me Tiranën, ndërsa gjendja e ekipit paraqitet e mirë dhe trajneri Thomas Brdariç beson tek një tjetër rezultat pozitiv. Skuadra është gati për këtë sfidë dhe vlerësimi për kundërshtarin është maksimal shton tekniku i kuqebluve.

Brdariç ka komentuar edhe incidentin që ndodhi në stadiumin e Lushnjes, ku tifozët e Tiranës hodhën lëndë plasëse në fushë, duke dëmtuar disa lojtarë.

Ky incident i ka kushtuar ekipit kryeqytetas një gjobë prej 300 mijë lekësh dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë. Ndërkohë ndeshja Vllaznia – Skenderbeu luhet të dielën në orën 17.00 në Loro Borici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu