Ballina Aktualitet Masakra me tre viktima në Shkodër, Hoxha: Të gjitha forcat e Policisë...

Masakra me tre viktima në Shkodër, Hoxha: Të gjitha forcat e Policisë së Shtetit në Shkodër. Shumë shpejt do kemi rezultate!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë me 3 viktima në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me të shoqin.

Ministri Hoxha deklaroi se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen. “Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks