Nga Eliona Shkreli/ Modeli i Veliajt në Bashkinë Shkodër…
Benetiani i Parë tashmë është i dyzuar mes dy fuksioneve që i kanë caktuar bandat dhe kryeshefi i tij rilindas. Si kryebashkiak i bandave dhe si i deleguar politik i Ramës, Benet Beci duket se e ka të vështirë menaxhimin e ‘pushteteve’ që i kanë dhënë, dhe s’ka faj…kujt me ia prish e kujt me ia ndreq…
Tashmë me vendim të vetin personal, në cilësinë e kryebashkiakut, duke i rënë ndesh edhe ligjit për pushtetin vendor, nuk thërret mbledhjen mujore të Këshillit Bashkiak, ndonëse ligji e ka të përcaktuar qartë se ‘mbledhjet e Këshillit Bashkiak duhet të zhvillohen jo më pak se 1 herë në muaj’.
Për të deleguarin politik, tashmë posti i kryebashkiakut nuk përbën më interes, vendos të shmangë kompetencat e çdokujt dhe të ‘shkruajë’ ligjet e veta. Përveç indiferencës, arrogancës dhe mungesës së transparencës që ka treguar me mospjesmarrjen e Tij në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, tashmë Benetiani i Parë vendos të instalojë modelin Veliaj edhe në Shkodër, ku me urdhër të Tij, nuk thirren mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Mbledhja e fundit e Këshillit ishte ajo e muajit shtator, ndërsa mbledhja e tetorit nuk është thirrur të zhvillohet.
Kjo tregon qartë se Bashkia Shkodër është një fasadë e tërë shërbimesh në funksion të një njeriu të vetëm, Edi Ramës dhe fiksimit të Tij për të mbajtur peng Shkodrën, vetëm për të përmbushur egon e sëmurë të ‘shkeljes me këmbë’ të shkodranëve dhe të përforcojë të kaluarën persekutuese që Shkodra dhe shkodranët kanë pasur nga paraardhësit e tyre komunistë, të cilët kanë qënë bërthama familjare e Ramës dhe shumicës së ministrave dhe ish ministrave të tij.
Sot, Rama ka krijuar një tjetër ‘Veliaj’, ushtarin e Tij të betuar, Becin e interesave të ngushta korruptive, i cili po keqmenaxhon qëllimshëm këtë qytet, pasi sipas Tij do vazhdojë të jetë i garantuar nga bandat dhe lekët e krimit dhe korrupsionit duke pretenduar se shkodranët janë delet dhe Ai, bariu që i drejton.
Benetiani i Parë nga frika e përballjes me opozitën dhe shpërfaqjes së buzëqeshjes së tij fallso para banorëve të Shkodrës, zgjedh të shmangë çdolloj mundësie që i lëkund ‘karriget’ duke mos zhvilluar edhe mbledhjet që i përcakton vetë ligji.
2025-a do jetë dita fatale e jetës politike të dyshes Rama-Beci. Shkodra do i tregojë vëndin persekutuesve që për 12 vjet nuk e kishin në listën e investimeve dhe të zhvillimit. Shkodra s’harron, ka memorie të fortë të së shkuarës së largët dhe asaj të afërt.