Ballina Aktualitet Përfshihet nga flakët një pallat në Lezhë, banorët në panik, largohen nga...

Përfshihet nga flakët një pallat në Lezhë, banorët në panik, largohen nga banesat

Një pallat në Lezhë është përfshire nga flakët.

Në pamjet e regjistruara në zone shihet se si banorët në panik e sipër janë larguar nga banesat e tyre duke dalë në zonën e oborrit.

Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”. Burime policore thanë se vatra ndodhej në kabinën elektrike të vendosur në katin përdhes të objektit të banimit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme duke shkaktuar panik te banorët të cilët kanë dalë jashtë ndërtesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks