Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vijon takimet me demokratet e qarkut Lezhe, ku eshte caktuar drejtuese politike. Nga Kurbini ku pati takimin me kryesine, e ku mori mbeshtetjen e tyre, ajo percjell edhe nje mesazh per situaten qe po kalon vendi dhe nevojen per tu ngritur kunder qeverise. 

Statusi Topallit: 

Mbreme ne mbledhjen e kryesise se deges PD Kurbin.

Kurbini , nje nder zonat me demokrate vuan shume largimin e te rinjve .

Shpopullimi i zones dhe largimi i bijve dhe bijave te familjeve te Kurbinit eshte nje dhimbje e tmerrshme.

Rama eshte shume larg shqiptareve per te kuptuar mungesen e shpreses , pamundesine e familjeve shqiptare , zhdukjen e perspektives se te rinjve dhe fikjen ne shpirt te pleqve te mbetur fillikat ne shtepite ku, nuk degjohen me zera femijesh; ku nuk ka as djem e vajza te reja; ku nuk luhet as nuk kendojne me.. ; ku numri i nxenesve eshte pergjysmuar.

Nje vend qe po plaket nuk ka kurre perspektive, nese gjerat nuk ndryshojne thelbesisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu