Partnerë të besueshëm në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në zyrë në një takim Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis.

Proda dhe Ellis vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Ellis uroi Drejtor Prodën për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit me Zyrën e Sigurimit Rajonal do të thellohet akoma më tej.

Drejtor Proda e siguroi Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane se është i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu