Shpërndarja dhe shitja e informacioneve sekrete shtetërore, nga Jurgis Çyrbja, gjatë kohës kur ka mbajtur detyrën e deputetit të Kuvvendit të Shqipërisë dhe anëtarit të Komisionit të Sigurisë, ka sjellë arrestimin e funksjonarit Publik dhe izolimin e tij në paraburgimin e Durrësit.

Përmes bisedave në aplikacionin “Sky” Jurgis Çyrbja, ka biseduar me personin Altin Hajri, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në Shijak, duke e informuar Hajrin për një seri planesh operacionale të Policisë së Shtetit, me qëllim kapjen e Altin Hajrit.

Këto informacione Jurgis Çyrbja, i merte nga punonjës policie.

Ndaj që pak ditë më parë një prokuror i SPAK, i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë Vendore Durrës dhe Policisë së Shtetit, për ti vënë në dispozicion çdo plan operacional apo informacion që kanë mbledhur për në rrugë operative me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Altin Hajrit.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se qëllimi i kësaj “gjuetie” të nisur nga SPAK, është për të mësuar emrat e punonjësve që kanë hartuar këto plane operacionale dhe policëve që kanë pasur akses në këto informacione, që më pas ia ka dërguar deputetit të asaj kohe Jurgis Çyrbja.

Dhe ky i fundit ia ka nisur më tej personit në kërkim Altin Hajri në mënyrë që ky i fundit të merrte masa me qëllim fshehjen e tij për të mos u kapur nga policia, që shkonte në Shijak dhe Durrës për ta kapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu