Gloria Shllaku e cila u zgjodh keshilltare bashkiake nen siglen e PD qe aso kohe drejtohej nga Lulzim Basha, ka njoftuar se do vazhdoj të jetë pjesë e PD-së, madje duke unifikuar qëndrimet dhe aksionin opozitar. Përmes nje shkrimi analitik në rrjetin social facebook Shllaku shprehet:

“Reflektim mbi Situatën Politike dhe Angazhimin në Partinë Demokratike!

Të dashur miq dhe qytetare te Shkodrës,

Në këtë moment kritik për vendin tonë, ndjej se duhet të ndaj me ju disa mendime të rëndësishme mbi rrugëtimin tonë politik dhe angazhimin tim të sinqertë në Partinë Demokratike.

Partia Demokratike ka lindur si simbol i shpresës për shqiptarët që kërkonin liri, demokraci dhe një të ardhme me dinjitet, larg nga e kaluara e errët komuniste.Ajo ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e demokracisë, drejtësisë, si dhe integrimit në familjen evropiane.Ne kemi qenë forca që realizoi reformat më të rëndësishme, duke i dhënë shqiptarëve shpresë dhe mundësi për të jetuar me dinjitet.

Por sot, më shumë se kurrë, ndiej një shqetësim të thellë: Pse Partia Demokratike është në një udhëkryq? Çfarë po e pengon që të jetë alternativa e fortë dhe shpresëdhënëse për shqiptarët?

Përgjigjja është e thjeshtë: mungesa e unitetit dhe interesat personale na kanë larguar nga idealet e përbashkëta që dikur na bashkonin.

Ne nuk duhet të harrojmë që dikur ishim një forcë e fuqishme, një familje që luftonte për të ardhmen e vendit. Sot, është koha të rifitojmë atë shpirt, të rilindim dhe të ndërtojmë së bashku një Shqipëri ku çdo qytetar ndjen shpresë për nesër.

Për ata që ndihen të zhgënjyer, për ata që kanë humbur besimin në politikë, për ata që nuk votojnë më: unë ju them se angazhimi i secilit prej nesh është çelësi. Ne nuk mund të lejojmë që pesimizmi të na mbysë; të mos harrojmë se e ardhmja është në duart tona. Vetëm me pjesëmarrjen e te gjitheve ne se bashku mund të ndryshojmë realitetin.

Unë, si nje ish kryetare e një grupseksioni të rëndësishëm dhe si Këshilltare Bashkiake e Shkodrës, kam marrë besimin e qytetarëve dhe gjithmonë kam punuar për të përmbushur nevojat e komunitetit.

Që nga sot e tutje, çdo iniciativë do të jetë e përbashkët, duke filluar me Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe duke vazhduar në nivele të tjera. Kështu, do të formojmë një zë të fuqishëm për ju dhe për një Shqipëri që meriton shumë më tepër.

Bashkë, kemi mundësinë të ndërtojmë një të ardhme ku drejtësia, barazia dhe shpresa janë parimet që do të mbizotërojnë.

Le të mos humbasim më kohë! Bashkimi ynë, përkushtimi ynë dhe forca jonë e përbashkët janë ato që do ta rikthejnë Partinë Demokratike si udhërrëfyesin e së ardhmes së ndritur për Shqipërinë. Së bashku, mund të arrijmë më shumë!”

Gloria Shllaku së bashku me Imeldi Sokolin njoftuan se do vazhdojn të jenë pjesë e Partisë Demokratike, duke unifikuar qëndrimet por edhe duke u bërë pjesë e aksionit opozitar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu