Presidenti i FSHF, Armand Duka vizitoi Shkodrën ku takoi drejtuesit ë klubit të Vllaznisë së femrave që pak ditë më parë siguroi një arritje historike me pjesëmarjen në grupet e Champions League. Sipas Dukës, futbolli nuk duhet të jetë vetëm lojë e meshkujve dhe federata po punon që ta afrojë sa më shumë te femrat lojën më të dashur të shqiptarëve.
“Paga të barabarta për të gjithë ekipet e Shqipërisë, promovimi i futbollit në shkolla dhe uniformat janë prioritete tona. Në rastin konkret ne do të japim edhe një bonus ekstra për ekipin për rezultatin e arritur në Europë, bashkangjitur edhe bonueseve që jep presidenti apo bashkia. E konsiderojmë këtë skuadër një lider të futbollit të femrave të Shqipërisë. Futbolli shkodran është djepi ku ka lindur futbolli në Shqipëri. Edhe djemtë kanë pasur rezultate në dy sezonet e fundit dhe madje janë në garë për trofe edhe këtë sezon.
Në takimim me vajzat ju thashë se do të jetë fantastike nëse tabela elektronike në ndeshjen me Realin e Madridit do të shkruajë 2-0. Do të ishte një kartolinë për të gjithë, por gjithsesi i kam falënderuar dhe i kam uruar gocat për arritjen duke u thënë se duhet të kënaqen, por pa e konsideruar këtë një shëtitje”.Në vijim, Duka u ndal të një çështje shumë e nxehtë, ajo e të ardhmes së stolit të kombëtares. Presidenti i FSHF la një spirale të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin aktual por në intervistën dhënë për mediat, Duka nuk jep asnjë sinjal të qartë për kursin që do të ndjekë”.
“Trajneri Reja ka një kontratë deri në fund të nëntorit, do të respektojmë atë kontratë. Padyshim që do të ulemi e të bisedojmë me të nëse do të kemi ose jo një rinovim për edicionin e ardhshëm. Do të bëjmë bilancet bashkarisht. Është një trajner me eksperiencë, është një burrë 77 vjeç.Ka arsyet dhe logjikën e plotë për të analizuar bashkë me ne nëse duhet apo jo ta vazhdojmë këtë kontratë. Reja ka dhënë një kontribut të madh në progresin e Kombëtares. Edhe pse shumë njerëz nuk janë të kënaqur nga ecuria e fundit në Ligën e Kombeve por duhet ta kemi kujtesën pak më të gjatë sepse pak vite më parë em Rejën në krye të stiolit arritëm vendin e parë në grupin përkatës të divizionit C, tashmë në B, gjërat jamë të të vështira pasi ka një nivel më të lartë. Kishim mundësi për të arritur më shumë por duhej të kishim më shumë fat e më pak mungesa.
Edhe vendi i tretë në eleminatoret e Kupës së Botës me 18 pikë, është rekord më vete, e po ashtu edhe rinovimi i skuadrës, janë merita të trajnerit. Ky bilanc duhet të bëhet në fund të kontratës duke parë edhe dëshirën e tij por edhe kundërshtarët e grupit eleminator, do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm.
Di Biaggios i kemi ofruar vendin e drejtorit teknik te federatës dhe këtë e kemi bërë në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë. Realisht ne nuk kemi kontaktuar asnjë trajner tjetër. Pse përmendni vetëm Ilir Dajën? Mund të jetë Mirel Josa, Armir Grima, Alban Bushi, ka shqiptarë të aftë. Të gjithë do të vihen në balancë në drejtorinë teknike të federatës”