Një ditë pasi Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama shprehet optimist se benda vitit 2030 do të arrijmë të jemi pjesë e familjes evropiane.
Rama nuk e ka fshehur krenarinë për ditën e djeshme, ku Shqipëria, thotë u ul me dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar.
Në vitin 2030, Rama thotë se flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit do të ngrihet në oborrin e familjes së Evropës së Bashkuar.
“Mirmëngjesi dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama.