Gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli nuk i ndahet “luftës” me faktet, një tjetër përgjigje për akademinë e shkencave. Këtë herë ajo nxjerr me fakte se si botimi që mban autorësinë e Çabej, e që sot e zhdukën me vetdije akademikët e kësaj akademie.
Statusi i plotë:
QIELLI DHE HAURET
Ja pra! Ky tekst shkollash është i vitit 1936.
Tekst i plotësisht i integruar gjuhësi & letërsi
Tekst larg marrinave pseudokombëtare
Tekst që nuk e ribotoi kurrë Akademizma, e as këta “të reformuarit” e sotëm që Çabejt kurrgjë s’i kanë botuar ende, po veç e varin në qafë si medalje të pamerituar për ”të merituar” mandej Taraf e Censurë.
Këtë tekst e kam ribotuar për Nxënësit dhe për Albanologjinë. Për Dashninë që na mban bashkë edhe pa e mendu.
Kjo Albanologji është Qielli nga ngre sytë çdo shqiptar. Jo hauret e Akademizmës.
Po ju perqaf me çka ju thotë Gjeçovi për këtë Qiell (e me të cilin kam çel dhe parathënien:
“Shqyptar vllá! ç’dobi âsht qi t’thuesh – une due giuhen t’ême – n’mos u vûfsh me e xânë e me ja thithë me shije bukuriën?”.









