Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se protesta e 7 tetorit, duke iu referuar si mosbindja civile vjen si përgjigjja e vetme që opozitës shqiptare i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës. Në një mesazh adresuar qytetarëve pak më shumë se 24 orë para protestës së paralajmëruar, Berisha tha se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit, kundër mafies dhe kundër kreut të krimit të organizuar Edi Ramës.

“Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës. Është radha jone
Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11-vjeçare, të historisë së Shqipërisë.
Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet Shqipëria dhe shqiptaria. Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën,vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Është radha jonë!”, deklaroi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu