Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minsitrave është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të Shqipërisë.
Në këtë pozicion është emëruar Ilir Binaj i cili zëvendëson në këtë detyrë Elidjana Celajn e cila ishte e komanduar pas dorëheqjes së Ceno Klosit.
Vendimi:
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024:
V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.