Ballina Politike Berisha: Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës

Berisha: Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës

“Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës.”

Kështu u shpreh kreu i Partisë demokratikë Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar me banorët në Vaun e Dejës.

Sipas tij PD tashmë është më e fuqishme pasi në këto zgjedhje shkojnë me një praktik të re sa u përket personave që do ti përfaqësojnë.

FJALA HYRËSE E KRYETARIT TË PD, Z. SALI BERISHA NË TAKIM NË VAUN E DEJËS

Sali Berisha: Të dashur banore dhe banorë të Bushatit, të Vaut të Dejës. I dashur deputet, të dashur drejtues të Partisë Demokratike!

Së pari përulem me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme ndaj demokratëve të Bushatit, të Vaut të Dejës, të gjithë të kësaj zone për mbështetjen e tyre të palëkundur e të jashtëzakonshme që i kanë dhënë PD-së nga dita e themelimit të saj dero sot. Kjo mbështetje ka pasur për ne një rëndësi të jashtëzakonshme dhe i ka bërë që PD të arrijë jo vetëm të shënojë sukseset e saj të mëdha në qeverisje, por të mbijetojë në kohërat më të vështira si opozitë. Edhe njëherë, mirënjohjen më të thellë ndaj jush dhe të gjithë demokratëve të kësaj zone.

Ne takohemi sot në një moment të vështirë, në një moment që do të thoja dramatik për vendin. Para syve tanë Shqipëria çdo ditë pakësohet. Isha në jug dhe gjeta aty një shpopullim të frikshëm dhe të pabesueshëm. Një ndjenjë dëshpërimi, dhembshurie nga ky shpopullim. Kjo nuk është vetëm në jug, kjo është kudo, në Bushat, në Vaun e Dejës, në Shkodër, në Tropojë, Kukës dhe kudo.

Në një kohë kur ky vend, përsa i përket pasurive natyrore, është i bekuar. Unë u garantoj ju se nuk ka tokë kund më pjellore se toka e Bushatit dhe nuk ka njerëz më punëtorë se ju në tokën tuaj.

Megjithatë, djemtë e vajzat tuaja largohen dhe nuk arrijnë ëndrrat e tyre të bukura t’i ndërtojnë në Bushat, t’i ndërtojnë në Shqipëri. Pse kjo? Kjo ka një faktor më kryesorin: ekonominë në rrënim, varëfrinë në rritje dhe e gjitha kjo është jo e sjellë nga Zoti, as nga natyra, por nga dora dhe mendja e mbrapshtë e njeriut që qeveris sot.

Është gjithçka e diktuar nga kjo qeveri. Sepse së pari, vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Vjedh natën, vjedh ditën. Pasuritë tona përallore janë shndërruar në një mallkim për ne. prodhimet tuaja në vend që të marrin vlerën në treg kur ato janë të shumta, mbeten pa shitur. Prodhimet tuaja kur janë të bollshme nuk sjellin asnjë fitim, sepse dengu i barit për lopën kushton shumë më tepër seç fiton me qumështin fermeri.

Dhe kjo e detyron fermerin të therrë lopën, e detyron të shkatërojë fermën e tij të cilën e ka ngritur me mund dhe djersë të madhe. Sepse fermeri nuk ka asnjë mbështeje. Nëse fermerët në Kosovë, nuk po marrin shembull Gjermaninë e më larg, por duhet të marrin shembull vetëm Kosovën dhe Maqedoninë miqtë e mi, pse ata fermerë subvencionohen për prodhim për çdo lopë, për çdo dele. Në Maqedoni e njëta gjë.  Në Serbi 80 herë më shumë se në Shqipëri.

Në Shqipëri jepen 9 mln për bujqësinë, dhe ato 9 milionë nuk i marrin ata që djersinë, por i marrin patronazhistët.  Dhe kjo ka sjellë që nga viti 2018 e deri më sot, sipas statistikave të vetë zyrtarëve të qeverisë, të ketë lopë, të imta, 670 mijë më pak. Atëherë fëmijët tuaj largohen, shkojnë e punojnë në fermë në Greqi, Itali, Kroaci apo Mal të Zi. Dhe kjo mbjell dëshpërim.

Pardje takova një mik dhe po më tregonte se kishte një administrator dhe i paguaja 60 mijë lekë ditën tha. Iku, shkoi në Kroaci, dhe atje i takonte 50 mijë lekë. Po si iku? Iku se në Shqipëri nuk ka asnjë garanci, atje ka garanci, aty është i qetë planifikon dhe ecën para. Pra, janë të gjitha të bëra me dorë.

Në 8 vite bujqësia jonë, në vend që të rriteshin subvencionet, në vend që të subvencionohej për çdo prodhim, në vend që pensionet të 2-3 fishoheshin, subvencionet u ulët në shkallë maksimale, pensionet sot janë 30-40% më të ulëta, krahasuar me çmimet. Pse ndodhin këto?

Ndodhin sepse qeveria vjedh të ardhurat. 1 km rrugë që kudo në Eurpoë ndërtohet me maksimumi 3 milion euro autostrada, këtu ndërtohet me 23-24 milion. Po të lexoni ju prokurimet, tenderat, do të shihni se që të gjitha janë në fondin maksimal, limit makismal. Është e gjitha Pazar. Ndërtuesi thirret i thuhet: Me sa e ndërton ti këtë rrugë të këtij fondi? Të thotë me 60% jam në rregull. E ndërtoj dhe kam edhe fitim. Atëherë këtë 40% do e marrësh dhe do ma kthesh mua. Fondet të gjitha dalin me çmime stratosferike. Në vend që të rriten rrogat tuaja, në vend që të rriten pensionet, të subvencionohen prodhimet tuaja, paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve.

Ju keni dëgjuar për djegësat. 3 djegësa kanë kushtuar me një faturë 420 milion euro. Njëri punoi disa kohë dhe sot është jashtë funksionit, ndërsa dy të tjerët nuk ekzistojnë.  Çfarë ndodh? Në Shqipëri ndodh ajo që nuk mund të ndodhë kund në botë. Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia marrin nga thesari, çdo javë dhe muaj dhjetëra milionë euro. Nuk ndodh në botë kjo, por këtu ndodh se ndërmarrja është e kryeministrit, se ndërmarrja është Engjëll Agaçit, se ndërmarrja është Arben Ahmetaj, se ndërmarrja është Erion Veliaj.

Si mundet që një shtet që ka shpallur në kërkim, Zoton, Gugallen dhe Mërtirin dhe atyre u disbursohen çdo javë milionat e eurove. Në fakt ato u disburbohen Edi Ramës, Engjëllë Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliajt.

E patë hetimin që bëtë. E morën deputetin socialist, Alqi Bllako, ishte sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, nuk ka qenë i parëndësishëm, njeriu i firmës, e vunë nën hetim për çmimin e truallit dhe tani e dërguan në shtëpi. E liruan. Po pse, sepse ai tha o më lironi ose do të flas. Ka ndërhyrje të fuqishme nga qeveria për lirimin e tij. Prandaj paratë nuk dalin as për të rritur rrogat, as për të rritur pensionet apo për të ju subvencionuar ju.

Po pse Kosovës i dalin për ti dhënë çdo pensionisti, pavarësisht nga pensioni, për shkak të krizës, 100 Euro në muaj, për ti dhënë çdo studenti 100 euro në muaj, çdo punonjësi në ndërmarrjet publike 100 euro në muaj, për të dyfishuar ndihmën ekonomike. Nuk është Kosova më e pasur se ne, e ka më të vogël buxhetin, por qeveria nuk vjedh aty. Kurse këtu i vjedh qeveria. Këtu qeveria kthen pasuritë në mallkim, në ndëshkim për ju qytetarët.

Arritëm, ja dolëm, vitin e kaluar ne prodhuam energji sa për të eksportuar 2 miliardë KË, prodhuam 9 miliardë KË. Çfarë përfituan qytetarët? Rritjen e çmimit. Bizneset përfituan rritjen absurde të rritjes së çmimit të energjisë.

Bëri gati fashon 800 siç i thotë ai, për të ndëshkuar mbarë popullatën. Por pse?  Vetëm se vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Në kohën kur energjinë duhet ta ruajnë në kaaskadë, ata hapin kaskadën dhe e shesin tek agjentë tregëtare shqiptarë. Brenda ndërmarrjeve të tyre. Ua shesin me një çmin qesharak. 40 euro MË dhe ky këtë energji e shet në bursë 130 Eruo, 200 euro. Dhe paratë I ndan me qeveritarët. Pra kush e paguan faturën? Qytetarët.

Osë 200 milion euro është fatura e papaguar e energjisë elektrike nga institucionet e këtij shteti. Paratë i keni dhën ëju me taksat tuaja, që paguani çdo gotë uji që pini, janë dhënë paratë. Por ata paratë për të [aguar energjinë elektrike i kanë shpërdoruar për gjëra të tjera dhe nuk kanë paguar energjinë. Në këtë mënyrë, energjia që e kemi me bollëk, mbetet një mallkim dhe tani ky mashtrues, del e thotë se lufta. Nuk ka asnjë lidhje çmimi i energjisë me luftën.

Ne jemi një vend që 99% të energjisë e kemi nga ujërat, që nuk ndikohet në Shqipëri, absolutisht asnjë lidhje nga lufta në Ukrainë. Ne jemi një vend që 99% të energjisë elektrike e kemi nga ujrat tona që nuk ndikohen as nga bombardimet ruse dhe as nga ndonjë faktor tjetër. Por ne ndikohemi në mënyrë të tmerrshme nga vjedhjet që bën qeveria me energji.

Kosova jep 400 euro për një hektar grurë. Këta deklaruan se do ajpin 30 milion dhe nuk kanë dhën asgjë deri sot. Këta deklarojnë se do japin naftë. Naftën e shpërndajnë sipas kritereve të tyre politike dhe vjedhin sa munden.

Ne prodhojmë 1 milion ton naftë në vit, ne prodhojmë më shumë seç konsulojmë. Megjithatë ne kemi naftën  me të lartë sa Zvicra dhe Suedia, të cilët kanë të ardhura shumë herë më shumë se ne. Po pse e kemi ne, e kemi sepse Edi Rama ka vendosur mbi naftën taksën më absurde, një taksë e cila është e barabartë me çmimin që shitet në pompat e naftës në SHBA dhe Kanada, 1.2 euro.

Përveç kësaj, 250 mijë ton naftë futet kontrabandë. Absolutisht çdo ton e fut vetëm qeveria. Nuk mund të bësh kontrabandë nafte, po nuk e bëri qeveria. Nafta hyn me anije, hyn me peshkarexhat e qeverisë, shkarkohet në portin e qeverisë dhe shqiptarët e paguajnë naftën me çmimin më të lartë.

Të gjitha këto janë një apel për ne, që të bashkohemi për ti prerë sa më parë biletën kësaj qeverie. Tani edhe një gjë, Bushatin, Shkodrën, Shqipërinë e kanë bërë shqiptarët që e duan Shqipërinë.

Edi Rama në rrafshin kombëtar është një anti shqiptar i cili në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shdërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan.

Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europës dhe në Këshill mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës. Por ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën. Por gjykata nuk bllokohet.

Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova.  Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë.

Ne po ecim drejt zgjedhjeve. Këto zgjedhje kanë një rëndësi kritike për ne dhe për vendin. Kemi vendosur norma demokratike. Cilat janë këto? Vota juaj do përcaktojë deputetin, kryetarin e partisë, kryetarin e bashkisë dhe çdo gjë. Sot i kemi dhënë fund kryetarokracisë dhe kemi vendosur vullnetin tuaj,kemi vendosur të anëtarëve të PD në vendimmarrje, në piedestal. Në këto zgjedhje që do të votoni për më të mirin tuaj, ne do të japim mundësi të votojnë edhe simpatizantët tanë. Por kush do ti përcaktojë ata? Do ti përcaktoni ju vetë, jo ne. Asnjë simpatizant nuk do të përcaktohet nga kryetari dhe as nga kryetari i partisë këtu. Të gjithë do të regjistrohen nga ju, nga seksioni i PD-së. Ju i njihni ata, ju bashkëpunoni me ta, ju keni një jetë të tërë me ta, ju keni besimin me ta.

Kjo na bën ne një forcë politike shumë më të fuqishme. Ne besojmë te vota se vota është vullneti i lirë. Në këto zgjedhje ne shkojmë me një praktikë të re, shkojmë të bashkuar.  Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD në të gjitha aspektet. Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës shqiptare, të shkojmë në zgjedhje me një kandidat dhe të fitojmë zgjedhjet e ardhshme siç e meritojmë.

FJALA MBYLLËSE E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA

Mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë PD-së, e cila dëshmon dashurinë e cila dëshmon dashurinë tuaj për lirinë, dinjitetin njerëzor dhe kjo ka qenë dhe mbetet motivi kryesor që ju mbështesni PD.

Ne sot jemi në një udhëkryq të rrezikshëm. Të gjitha diskutimet tuaja, çështjet që ju shtruat, janë të vërteta të pamohueshme, të cilat duhet të marrin përgjigje të plotë dhe të shpejtë. Shqiptarët presin nga ne demokratët, shpëtimin e Shqipërisë nga kjo rrokullisje e madhe.

Për këtë qëllim ne kemi dy mjete kryesore.

Së pari duhet të angazhohemi në një dialog, bisedim, me çdo njeri që mendon diçka më ndryshe se ne. Me çdo njeri që akoma nuk ka besim të plotë në rrugën e ndjekim. Me çdo njeri që është i zhytur në dëshpërim dhe thotë se ky vend nuk bëhet, dhe ta ftojmë të bashkohet me ne. Ta garantojmë se kauza jonë, do të jetë dhe kauza e tij. Sepse ne nuk kemi objektiv më madhor se mirëqënien, lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Ne duhet të bëjmë gjithçka së bashku për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh, që është Edi Rama dhe qeveria e tij. Ne duhet të kombinojmë takimet tona të përditshme. Secili prej jush një kohë të lirë që ka në ditë, duhet të ja kushtojnë bisedës me bashkëqytetarët.

Kjo është njëra anë.

Protesta dhe vetëm protesta do të jetë arma jonë që do të gjunjëzojë Edi Ramën, do ta bëjë të dridhet regjimi i tij absolutar. Rregjim që ka vendosur sot një pushtet në duart e veta, më shumë seç kishte Ramiz Aliaj në Shkurt të vitit 1991.

Ky njeri sot kontrollon çdo gjë, kontrollon parlamentin, drejtësinë, policinë, SHISH, presidencën, çdo institucion. Ky në fakt ka pushtet aq sa kishte Enver Hoxha në kohën e tij, natyrisht nuk ka burgjet dhe kampet e përqendrimit, por ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë e të cilit besojnë se vendi nuk bëhet dhe ikin natën e ditën, ikin masivisht.

Ndaj detyrimi ynë bëhet më i madh në protesta të fuqishme gjer në largimin e tij nga pushteti. Detyrimi ynë bëhet më i madh, ti tregojmë vendin një njeri që mburret se bën kontrabandë. Një njeri që çdo ditë kalon nga një skandal në një tjetër. Në Itali me mburrje thoshte se bëra kontrabandë me ministrin e Jashtëm të Italisë. Mor zotëri, kontrabanda cilidoqoftë është krim. Në Shqipëri, Itali dhe çdo vend të botës. Dhe ke kryer një krim.

E ke filluar jetën me kontrabandë ikonash, vazhdon me kontrabandë vaksinash. Nëse qeveria italiane na i dha dhuratë dhe unë e besoj plotësisht, pse ua shite shqiptarëve sa frëngu pulën vaksinat e marra dhuratë.

Pra njeri që ka humbur çdo lloj norme, morali, njeri që përdor drejtësinë. Sa herë thërrasin Zef Hilën pa pasur asnjë çështje, pa i paraqitur dot asnjë akuzë. As në diktaturë nuk ndodhte kështu. Po të thërriste hetuesi, e trillonte e shpikte e bënte akuzën.

Këta të thërrasin vetëm për presion, në një kohë kur ata që kanë vjedhur qindra e qindra milionë me në krye Edi Ramën, ata që janë implikuar në aferat më kriminale me lobe.

Edi Rama vetë është në hetim ndërkombëtar, e dëgjuar çështjen e atij që vinte e stërviste policinë shqiptare, mik i ngushtë i Edi Ramës, me një hetim bashkë me Edi Ramën nga FBI. Nuk është vetëm kjo çështje.

Janë një seri çështjes dhe ky tallet me fatin e shqiptarëve, tallet me fatin e të rinjve tanë. Nuk duhet toleruar më tej ky.

Do të vijë momenti, me të madh e të vogël, në 7 e 70 të gjithë në Tiranë për rrëzimin e tij.

E mbyll këtë fjalë, duke u zotuar para jush se të gjitha problemet që shtruar, qoftë të pensioneve, pallateve të HEC, subvencionet e naftës dhe bujqësisë, problemet e shërbimit shëndetësor, të gjitha problemet që ngritët në këtë takim do të marrin përgjigjen më të merituar nga programi i PD.

Por fillimisht duhet të largojmë këtë të keqe të madhe, këtë gjëmë të vërtetë që i ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe që e ka emrin, Edi Rama.

Faleminderit shumë, rrofshin banorët e Vaut të Dejës, rroftë Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks