Antimafia italiane i dha një goditje të fortë një klani mafioz të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Operacioni u zhvillua një ditë më parë në Bari, ndërsa grupi vepronte në të gjithë rajonin e Puljas.

Hetuesit, siç shkruajnë mediat italiane thanë se kishin mundur të sekuestronin kokainë të cilësisë shumë të pastër që mbërrinte në Itali përmes anijeve të Peshkimit, të cilat niseshin nga Shqipëria.

Antimafia italiane ka mundur të zbulojë përfshirjen e 27 personave në këtë klan, 11 prej të cilëve u arrestuan dhe 16 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për trafikimin dhe më pas shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës. Në një vit, sipas mediave italiane ky grup qarkullonte 3.5 milionë euro drogë.

Trafikimi i drogës nga Shqipëria, thonë hetuesit është një tjetër tregues i lidhjeve të mafias italiane dhe organizatave ndërkombëtare të krimit, çka sinjalizon nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën me trafikun e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu