Ballina Kronike “Pamë një njeri të maskuar”, flet pronari i banesës ku u vendos...

“Pamë një njeri të maskuar”, flet pronari i banesës ku u vendos tritol: Nuk kam konflikt me asnjë

Fillip Dodaj, pronari i banesës ku u vendos tritol në Vaun e Dejës, ka folur për mediat pas ngjarjes.

Ai ka treguar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori I ngjarjes.

Intervista e Dodajt për mediat:

Dodaj: 10:10-10-15 se nuk isha në shtëpi unë. Shihet një person I maskuar dhe ka ikur në atë drejtim prapë, vetëm, në këmbë.

Ju a keni pasur ndonjë problem, ndonjë shqetësim?

Dodaj: Asnjë. Asnjëlloj problem me asnjë njeri.

Nuk ke dyshime?

Dodaj: Për asnjë njeri.

Cili është aktiviteti yt, me çfarë merresh?

Dodaj: Unë jam punëtor për një firmë.

Me kë jeton në shtëpi?

Dodaj: Babën dhe gruan.

Fëmijët?

Dodaj: Janë jashtë.

Lidhet me biznesin?

Dodaj: Jo, s’ka lidhje me biznesin.

Një sasi e vogël lëndë plasëse u hodh rrreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 62 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme të vogla materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks