Ballina Analiza dhe Komente Gjeografia dhe studimi i territorit!

Gjeografia dhe studimi i territorit!

prof. Ervis Krymi/ Gjeografia dhe studimi i territorit

Territori na përket të gjithëve dhe i ngjason një organizmi të gjallë, ku sistemet duhet të bashkëpunojnë. Territori dhe e ardhmja e tij është çështje që duhet të na interesojë dhe duhet të përfshihemi në studimet dhe diskutimet rreth tij, pasi është një karakteristikë thelbësore e jetës së përditshme politike dhe social-ekonomike. Për këtë arsye zhvillohen ekspeditat dhe studimet në terren me studentët e Gjeografisë, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Studimet dhe praktikat në terren janë pjesë e rëndësishme për njohjen e territorit nga studentët e gjeografisë, pasi vlerësimi dhe menaxhimi i mirë i territorit, inkurajon ndërveprimin ekonomik dhe formaton në mënyrë të ndërsjelltë strukturën e tregjeve.

Duke njohur territorin, përftojmë njohuri mbi diversitetin natyror dhe human të trevave shqiptare; veçoritë natyrore, social-ekonomike, kulturore e mjedisore të rajoneve dhe ndërveprimin midis tyre.

Terreni është metoda bazë dhe më e suksesshme, më e saktë, më e vërtetë dhe që sjell rezultat praktik e zhvillim shkencor të gjeografisë.

Praktika mësimore në terren i shërben studentëve për një përvetësim praktik të dijeve dhe konkretizim sa më të mirë të njohurive teorike të marra gjatë zhvillimit të leksioneve.

Praktika mësimore dhe studimet në terren u shërbejnë studentëve të Gjeografisë në:

1.Njohjen me tiparet dhe veçoritë e gjeografike të rajoneve të Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit;

2.Rolin e faktorëve kryesorë natyrorë që kanë përcaktuar larminë e theksuar të ndërtimit gjeologjik, të relievit, klimës, hidrografisë, tokave, mbulesës bimore e botës shtazore dhe të komplekseve fiziko-gjeografike;

3.Njohjen me format me kryesore të relievit strukturoro-eroziv në Shqipëri: kreshtat monoklinale, rrëpirat e shkëputjeve tektonike, luginat strukturore, depresionet tektonike dhe ato sinklinale;

4.Njohjen me lëvizjet natyrore dhe hapësinore të popullsisë, strukturën e popullsisë sipas vendbanimeve dhe prirjeve të kohës të urbanizimit dhe industrializimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks