Demokratët e Lezhës ‘kryqëzuan’ Flamur Nokën në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Lezhë gjatë prezantimit të Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku.

Anëtaret e kryesisë, por dhe simpatizantet e kësaj force politike të pranishëm në mbledhje ku ishte dhe sekretari i Përgjithshem i PD Flamur Noka, kundërshtuan vendimarrjen e Sali Berishës që Gjekmarkaj të drejtojë fushaten elektorale në Lezhë.

Sipas demokratëve nuk mund të përfaqësohen nga një përson i cili u zgjodh deputet në Qarkun e Lezhës në vitin 2021 dhe për tre vite nuk u pa asnjëherë në zonë, ndërsa nuk munguan debatet e forta me Flamur Nokën.

Debatet kanë qenë të forta dhe me tone tepër të larta dhe Report Tv e Shqiptarja.com po sjell një pjesë të tyre me audio e video.

Demokrati: Unë dua të fiton nuk dua të humbë. Kam 30 vjet në opozitë me ju. Kanë mbaru rrenat ca ti them. A tha Sali Berisha a deklaroi me 11 janar do të bëhen primare. Pse nuk u bënë primare!
Flamur Noka: Janë 50 burra e gra e nuk ta kanë borxh.Nuk mund të mbash peng ti

Demokratet e Lezhës paralajmerojnë bojkot të fushatës elektorale të vitit 2025 dhe humbje të thellë nëse nuk do të ketë reflektim që Agron Gjekmarkaj të tërhiqet si drejtuesi politik i këtij qarku.

Demokrati tjetër: Ka 3 vjet që asnjë demokrat nuk e ka takuar. …Nuk dalim në fushatë asnjë nëse filani, Agron Gjekmarkaj do të vijë drejtues politik. Dhe unë skam ca bëj. Që sot nëse vendoset unë mirupafshim! Kam 7 seksione edhe asnjë, kujtdo që I kam thënë. Më kanë thënë po na erdhi Agron Gjekmarkaj asnjë nuk dalim në fushatë. Unë s’bëj fushatë tjetër.

Por Flamur Noka është përpjekur ta fshehtë ‘miza nën kësulë’. Në përfundim të takimit Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratikei mohoi debatet në këtë mbledhje.

Unë habitem nga I keni këto. Asnjë një kontestim”

Ndërsa tha se Agron Gjekmarkaj është përfaqësuesi më dinjitoz për Lezhën.

PD, Sali Berisha I ka sjellë Lezhës një intelektual brilant të kalibrit të lartë. I ka sjellë nënkryetarin e partisë dhe të Kuvendit, pra një nga figurat politike më të lartë të PD-së. Ka sjellë Agron Gjekmarkaj njeri që I bën nder Lezhës. Mos harroni është njeri i penës dhe mendjes dhe nuk mund të krahasohet me Ulsin e dosjes 184. Shikoni si e trajton Lezhën Edi Rama dhe PD e Sali Berisha. PD sjell një personalitet politik, intelektual ndërsa rilindja një anëtar të një grupi kriminal që organizoi vjedhjen e votës në Dibër.

Takimi i prezantimit të Agron Gjekmarkaj si drejtues politik i Partisë Demokratike në Lezhë u bojkutua nga pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj force politike, ndërsa demokratet e Njesisë Shënkollit dorëzuan dhe një peticion kundër vendimarrjes së Sali Berishës për drejtuesin politik të këtij qarku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu