Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë drejtuesit politikë socialist të 12 qarqeve ditën e sotme.
Pjesë e takimit pritet të jenë edhe kryebashkiakët socialist. Newspower.al mëson se mbledhja do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pritet të nisë prej orës 14:00.
Kjo mbledhje mbahet pas Asamblesë Kombëtare të PS më 8 shtator, ku u ndanë edhe detyrat për drejtuesit politikë.
Gjatë këtij takimi kryeministri Edi Rama pritet të lërë porositë lidhur me organizimin e punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dhe veçanërisht vota e diasporës e cila do të jetë edhe risia e madhe e parlamentareve të vitit të ardhshëm.