Ballina Sport Vllaznia bën me “zemër” tifozët, shkodranët fitojnë “in extremis” ndaj Teutës

Vllaznia bën me “zemër” tifozët, shkodranët fitojnë “in extremis” ndaj Teutës

Vllaznia bën me zemër tifozët, teksa mundi në “frymën e fundit” Teutën 1-2 në Durrës. Shkodranët shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.  Esat Mala kaloi ekipin e Brdaric në epërsi, në minutën e 20-të. Durrsakët u futën në lojë me Nasr, në minutën e 57-të.  Bekim Balaj nderoi Vllazninë, teksa “tundi rrjetën” në fundin e sfidës.

Këtë të dielë u luaj edhe ndeshja tjetër e elitës mes Egnatias dhe Bylis, takim ky i fituar 4-0 nga kampionët në fuqi. Të hënën luhet Laçi-Partizani, Dinamo-Skënderbeu dhe Tirana-Elbasani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks