Ballina Sport  Juventusi në krizë totale, e mund edhe Maccabi Haifa, City në fazën...

 Juventusi në krizë totale, e mund edhe Maccabi Haifa, City në fazën tjetër edhe me barazimin danez

Rezultate surprizë në ndeshjet e pasdites ku Juventus dhe Manchester City nuk arrijnë të fitojnë. Dramë në Haifa për Juventusin që mundet 2-0 dhe është shumë pranë eleminimit që në fazën e grupeve të UEFA Champions League madje rrezikon edhe vendin e tretë në klasifikim që mbahet momentalisht nga kampionët e Izraelit.

Atzili në dy raste pjesën e parë e ndali topin në rrjetë ndërsa Massimiliano Allegri humbi edhe Angel Di Marian për shkak të një dëmtimi. Një nga momentet më të errëta të bardhetinjve në dekadën e fundit pasi dështimet në kampionat janë reflektuar edhe në Europë.

Barazim pa gola edhe në “Parken” mes Copenhagen dhe Manchester City që luajti për më shumë se 45 minuta me 10 lojtarë. Gol i anuluar për Rodrin, karton i kuq për Gomez dhe penallti e humbur nga Gundoghan. City nuk ia doli mbanë të fitonte në Danimarkë por tashmë gjithsesi e ka siguruar biletën për në fazën tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks