Tre ditë pasi SPAK e mori të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë ku sulmon prokurorët dhe merr në mbrojtje ‘fondacionin ‘Fëmijët shqiptarë’ të drejtuar nga Liri Berisha bashkëshortja e tij. Ramën e quajti ‘Padroni vrasës përdhunues hajdut’ i kreut të SPAK, Altin Dumani. Sulmoi dhe Dumanin si hajdut, e monstër.

“Hajdut sa hajduti SKAP I partisë prokuroria private e Edi Ramës që Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heroi I fëmijëve por janë monstrat (Përbindësh) e fëmijëve tanë përfshi dhe ato autikë.  Për të zbatuar urdhrat politikë të Edi Ramës jo vetëm paraqesin si krim virtytin e bamirësisë të dëshmuar në mënyrën më transaperente e ligjore. Kanë vendosur në dosje të aktakuzës ndaj Sali Berishës emrat e fëmijëve autikë përfitues të bamirësisë” tha Berisha.

Në dosje zbulohen dhe derdhjet që kanë bërë Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi në drejtim të fondacionit të Liri Berishës, mamasë së Argitës.

“Argita e Jamarbër Malltezi kanë korruptuar mua dhe Berishën se në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë tarifën e fëmijëve autikë. Ka kontribuar 118 mijë euro. Falenderoj me mirënjohje Abin dhe Argitën se kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë e bamirësinë që ka pasur në kohë vlerësimet më të larta….

Ish kryeministri Berisha pranoi se ka lexuar dosjen 500 faqe, të cilën siç thotë është hartuar nga “mercenarë që kanë hartuar me porosi politike të Edi Ramës dhe jo vetëm, por dhe atyre diplomatëve të korruptuar që në mënyrë të përsëritur kërkuan arrestimin e Sali Berishës’

” Nuk kam rezervë për ta publikuar që nesër vetëm do shihni qindra e mijëra emra që kanë futur për të mbushur faqet” tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu