Pas shume muajsh i humbur ne malet e Pukes dhe te Fushe Arrezit, Elisa Spiropali arrin te riktheje ne Shkoder deputetin e qarkut Benet Becin. Ai eshte pare te shfaqet ne territorin e kesaj bashkie dhe te Malesise se Madhe, pas muajsh te tere mungese, gjate prezantimeve qe pati me strukturat drejtuesja e re politike. Kete te marte Spiropali u prezantua me strukturat e Malesise se Madhe ku krah saj ishin edhe deputeti Beci, prefektja Majlinda Angoni dhe kryetari i bashkise Tonin Marinaj. Te pranishmit e vune theksin ne kete takim tek zgjedhjet vendore te 2023 dhe objektivi i socialisteve per ta fituar serish kete bashki sipas newspower.al. Por Spiropali nuk do ta kete te lehte dhe perpara ka sfida te medha duke patur parasysh faktin qe Shkodra ka mbetur me 2 deputet, ku edhe njeri prej tyre u arratis prej muajsh ne Puke e Fushe Arrez, pa lene asnje gjurme ne Shkoder. Paulin Sterkaj eshte transferuar ne njesine 11 Tirane, Benet Beci ka marre pasaportizim ne Puke dhe tashme Elises i duhet te punoje vetem me ish drejtuesen politike, deputeten kryesuese te listes Edona Bilali. Mbetet per tu pare se cili do te jete fryti i punes se ketij grupi qe ne radhet e ushtareve politik duket se ka patur jo pak humbje raporton newspower.al.







