Ish kreu i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar me një postim ne facebook pas arrestimit nga policia në Postribë ne Bardhyl Shabaj.

“Me porosi të Benetit, sekretarit të parë të partisë së narkoshtetit, arrestohet Bardhyl Shabaj njeriu që vjet largoi kurorat e Benetit nga monumenti i dëshmorëve të kryengritjes së Postribës”, shkruan Spahia në shënimin e tij.

Reagimi i plotë:

Benet Beci e fillon me arrestime ditën në Postribë.

Postriba antikomuniste, Nder i Kombit, është zgjuar sot nën terrorin dhe dhunën e policisë politike të Edi Ramës, pinjollit të bllokut.

Me porosi te Benetit, sekretarit të parë të partisë së narkoshtetit, arrestohet Bardhyl Shabaj njeriu që vjet largoi kurorat e Benetit nga monumenti i dëshmorëve të kryengritjes së Postribës.

Bardhyl Shabaj u arrestua sot me pretekstin se kërkoi këngë për Sali Berishën, por arsyeja e vërtetë është tmerri që ka Beneti nga qytetarët e lirë dhe sherbimi që me shumë zell i bën pasardhësve të diktaturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu