Kryeministri Edi Rama vuri “bastin” e radhës për zgjedhjet e vitit 2025. Këtë herë, në fjalën e tij gjatë Asamblesë Kombëtare të PS, Rama the se partia kundërshtare, PD, nuk do të marrë më shumë mandate seç ka marrë në vitin 1997.

Ne zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997”, tha ai. I vetmi ndryshim është se atëherë e tërë Shqipëria ishte në humnerën që ra ajo parti, ndërsa sot humnera është  destinacion eksluziv i vetëm asaj partia, një destinacion ni zgjedhur me vullnet të lirë prej udhëheqësve udhëprerës të saj. Për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e PS -së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo Gim Fagut e Gaz Çaçit që kur hyje në nxemje I shikoje e të dukeshin më të dobët se hernë tjetër e thoje a sot do I rrahim, por kur fillonte loja, ta bënin fushën të dukej më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash.

Nga ana tjetër, ai theksoi se PS për 6 muaj do të ketë në terren skuadrën e saj me bindjen e plotë për një mandat të katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu