Nje gol i pesuar qe ne minuten e 18-te te ndeshjes ka percaktuar fatin perfundimar te Vllaznise se femrave ne edicionin e sivjetem te Champions League. Perballe kampiones austriake St. Polten, kampionet tona kane bere nje paraqitje shume te mire megjithate kjo nuk ka mjaftuar dhe si rrjedhoje jane mundur 1-0 duke e mbyllur kete edicion ne vendin e dyte ne grup.

Vllaznia e ka nisur lojen me Hysken ne porten, Ramadani, Bajraktarin, Mustard dhe Currajn ne mbrojtje, nderkohe qe ne mesfushe kane qene te vendosura Franja, Ahamadi dhe Pressley. Treshja e sulmit sakaq ka qene e formuar nga Doçi, Jones dhe Borci.

Duhet thene se ka qene nje 45 minutesh pergjithesisht i mire per vajzat kuqeblu te cilat duke ditur nivelin e kundershtarit jane munduar ta mbajne ate sa me larg portes por vetem nje gabim ne minuten e 18-te i ka kushtuar pesimin e golit te vetem te kesaj pjese loje.

Dubcova nuk eshte markuar si duhet ne hyrje te zones dhe gjuajtja e saj nuk eshte neutralizuar as nga portieria e Vllaznise dhe topi ka perfunduar ne rrjete. Austriaket kane patur me teper epersi ne loje, por edhe kampionet shqiptare kane tentuar herepashere me Megi Doçin te ngacmojne kryesisht nga goditjet standarte. Pjesa e pare u mbyll 1-0 ne favor te St. Polten.

Ne te dyten Vllaznia luan mire, mbrohet ashtu si duhet dhe ne ndonje moment eshte edhe me fat qe nuk peson golin e dyte, nderkohe qe pas minutes se 70-te sheh me shume drejt portes austriake. Dhe ne momentet me te mira te saj, vjen ndeshkimi me kartonin e dyte te verdhe te Megi Doçit pikerisht 10 minuta para fundit duke e lene skuadren me nje futbolliste me pak.

Pavaresisht kesaj, Vllaznia tentoi deri ne fund golin e barazimit por nuk ia doli dhe kesisoj i gjithe takimi u mbyll me rezultatin 1-0 ne favor te St.Polten qe ne kete menyre kualifikohet per ne turin e dyte te Champions League, ndersa Vllaznia largohet me koken lart nga ky kompeticion per kete sezon./shkodrasport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu