Ballina Kronike Në ndjekje penale dhe kreu atentat ndaj kampionit të boksit, policia reagon...

Në ndjekje penale dhe kreu atentat ndaj kampionit të boksit, policia reagon për ngjarjen

Policia ka reaguar lidhur me identifikimin e autorit të atentatit në drejtim të boksierit, Arjon Kajoshi. Uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani”  u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:

Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se po ushtron kontrolle në ambiente dhe zona të ndryshme për kapjen e Alban Bruçit.

Po ashtu, policia shton se dyshohet që ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

“Sqarojmë se shtetasi A.B  nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur  nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, thuhet në njoftim.

Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit.

Policia reagoi më pas duke theksuar se autori i atentatit ishte identifikuar dhe ai ishte Alban Bruçi, djali i Vladimir Bruçit, të dhunuar në qershor 2024 për shkak të një sherri për parkimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks