Zbardhet ngjarja e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se një shtetas është vënë në prangat e policisë ne lidhje me vrasjen e regjistruar pak ditë më parë.

Sipas të dhënave nga blutë e Shkodrës janë shoqëruar në polici disa persona të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë atentat të ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër çka ka ndihmuar në zbardhjen e të dhënave për këtë ngjarje.

Për momentin nuk ka detaje të tjera në lidhje me identitetin e personit të arrestuar nga Policia e Shkodrës por pritet të ketë një komunikim zyrtar nga policia e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu