Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi një  17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër. 65- vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Gj., 21 vjeç, E. Gj., 18 vjeç, (vëllezer) banues në fshtin Boriç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 19-vjeçari.

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. E., 74 vjeç,  për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Gj. A., 59 vjeçe, banuese në fshatin Boriç i Madh,  pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, banues në fshatin Pjetershan;

-V. D., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu