Ballina Analiza dhe Komente Spahia: Në Shkodër të gjithë këndojnë thotë “vegla” e Ramës në bashkinë...

Spahia: Në Shkodër të gjithë këndojnë thotë “vegla” e Ramës në bashkinë Shkodër, Beci!

Nga Bardh Spahia

Në Shkodër të gjithë këndojnë thotë “vegla” e Ramës në bashkinë Shkodër, Beci!

Në Shkodër këndon tritoli dhe automatiku për çdo natë, por Benetit ia kanë zënë sytë dhe veshët e i kanë mbyllë gojën ata që udhëheqin atentatet dhe ata që i mbrojnë atentatorët. Përndryshe, nuk ka mundësi që kryetari i bashkisë të jetë kaq i papërgjegjshëm dhe të mos shohë që çdo ditë Shkodra përballet me ngjarje të rënda kriminale, atentate, vrasje, plagosje, tritol, vetvrasje, e kërcënime.
Që çdo vit ka 1000-1500 nxënës më pak në arsimin parauniversitar në Shkodër (këtë vit rrezikojnë të mbyllen të paktën 4 shkolla).
Mbi 33 mijë të larguar nga sytë këmbët në 10 vitet e fundit prej keqqeverisjes së shefit të Benetit bashkë me Benetin.
Shkodra në vend të parë për shifrat e papunësisë.
Apo edhe të gjitha mashtrimet e premtimet e pambajtura.

Një këshillë Benet: me propagandë nuk u mbush dot mendjen shkodranëve se janë të lumtur me lugën bosh dhe plumbat në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks