Gjykata e Londrës ka pranuar ekstradimin në Shqipëri të tre britanikëve dhe shqiptarit të arrestuar, të cilët akuzohen për vrasjen e Ardian Nukulajt në Shëngjin, në 19 prill të vitit të kaluar.

Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman si dhe Edmond Haxhia pritet që të mbërrijnë në vendin tonë, pas bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Interpol.

Por për Steven Hant gjykata nuk e ka dhënë ende dritën jeshile për momentin pasi është diagnostikuar me kancer.

Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ishte truri organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu